Kurti tregon për temat që diskutuan me kryediplomatin gjerman

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryediplomatin gjerman, Heiko Maas.

Kurti përmes një cicërime në Twitter ka bërë të ditur për temat që janë diskutuar në këtë takim, e që në mesin e tyre ishin edhe sigurimi i vaksinave antiCOVID dhe liberalizimi i vizave.

Kurti tha se Gjermania është një aleate kririke the partner strategjik për Kosovën.

‘Vaksinat, investimet, liberalizimi i vizave dhe dialogu ishin temat kryesore të diskutuara me ministrin e jashtëm gjerman @HeikoMaas sot në Prishtinë. Gjermania është një aleate kritike dhe partner strategjik për Kosovën. Unë nxita një qasje transatlantike në Ballkan me një axhendë transformuese”, shkroi Kurti.