Kurti tregon nëse do ta shkarkojë kryediplomaten Gërvalla

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mohuar raportimin e ditëve të fundit shkarkimin e mundshëm të Ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Kurti gjatë Panairit të Librit u pyet rreth shkarkimit të mundshëm të ministres Gërvalla teksa u përgjigj shkurtimisht me “Jo”.