Gjatë ditës së sotme në medie u raportua se kryediplomati Josep Borrell ka ftuar në takim kryeministrin e Kosoëvs Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Pas situatës së krijuar në veri të Kosovës, në medie gjatë ditës së sotme u raportua se kryediplomati evropian, Josep Borrell ka ftuar në takim kreun e ekzekutivit kosovar, Albin Kurti si dhe presidentin Aleksandar Vuçiq.

Mirëpo në një konferencë për medie, kryeministri Albin Kurti theksoi se deri në këto momente ende nuk ka marrë ndonjë ftesë nga kryediplomati Borrell.

“Unë kam shprehur gatishmërinë time që kur të na thërret përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, do të shkoj në Bruksel. Një ftesë të tillë deri në këto momente nuk e kemi. Në momentin që do ta kemi, sigurisht që do ta bëjmë publike dhe do të shprehim qëndrimin tonë. Ne jemi për dialog të përgatitur mirë, parimor, të balancuar drejt një marrëveshje ligjërisht të obligueshme që bën normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të përqendruar në njohjen reciproke. Gatishmëria nga ana jonë ekziston”, tha Kurti.