Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë debatit në seancën e jashtëzakonshme për heqjen e taksës, ka thënë se ai po e pret një përgjigje të presidentit Thaçi për takim, ku sipas tij pret që bashkë të harmonizojnë qëndrimet e tyre për poltikën e jashtme.
Kurti tha se ftesë për takim iu ka dërguar edhe dy liderëve opozitare, Kadri Veselit dhe Ramush Haradinajt.
“Po e pres në takim presidentin Thaçi për tu harmonizuar për politikën e jashtme, unë i kam dërguar letër edhe Haradinaj edhe Veselit, po nuk po vijnë”, tha Kurti.







