Kurti: Thaçin e Veselin mos i ndani, i mund të dy bashkë në zgjedhje

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i pyetur nga moderatori i Syri TV, nëse do preferonte si kundërshtar Kadri Veselin apo Hashim Thaçin, u deklarua si vijon:
“Këta të dy mos mi ndani, sepse ata janë bashkë edhe ashtu bashkë le të garojnë, i mundi të dy së bashku në zgjedhje, bashkë me popullin”, tha Kurti, transmeton Ballkani.info.
Ai foli poashtu për kontrollimin e presidentit në kryesin e LDK-së, teksa shtoi që nëse nuk ka ndryshim rrënjësor në këtë parti, asnjëherë më, nuk do bashkpunojë me ta. /Ballkani.info/