Kurti: Thaçi mos ta shkelë Kushtetutën- Qeveria e re ka kohë të formohet!

Kryeministri në detyrë Albin Kurti në një konferencë për media i është përgjigjur pyetjes së gazetarëve rreth formimit të Qeverisë së re.

Kurti ka theksuar se Thaçi po shkel Kushtetutën dhe ka thënë tutje se ka shumë kohë derisa të formohet Qeveria e Re.

“Së pari për një çështje që jam përgjigjur nuk mund të them diçka të re. Se kam tekstin e Presidentit me nënshkrim për partinë e dytë, deria atëherë ne jemi në pritje, se ka shkelje nuk ka dyshim. Nëse ka zbraztira në Kushtetutë presidenti nuk duhet të bëjë shkelje. Ka shumë punë derisa të arrihet tek një Qeveri e re dhe nuk mund të flasim tani për atë që nuk dihet se çfarë do të ndodhë” tha Kurti para mediave.