Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ësht takuar sot në Munih me Drejtorin e Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore.

Moore nëpërmjet një postimi në Twitter ka uruar Kurtin për programin e qeverisjes së tij, derisa ka treguar se kanë diskutuar edhe për nevojën e rinisjes së bisedimeve me Serbinë.

“Takim i shkëlqyeshëm me kryeministrin e kosovarëve @albinkurti @ # MSC2020. I urova për programin e qeverisë së tij të re dhe nevojën e diskutuar për të rinisjen bisedimet me Serbinë. Asnjë mik më i mirë i #Kosovës sesa #UK”.

Great meeting w. new Kosovan PM ⁦@albinkurti⁩ @ #MSC2020. Wished him well for his new government’s programme & discussed need to revive talks w. Serbia. No greater friend of #Kosovo than #UK. ???? pic.twitter.com/QnmOjF1FJp

— Richard Moore (@UKPolDirRichard) February 15, 2020