Kurti takohet me Vjosa Osmanin, çka u bisedua?

Sot në një kafene në Prishtinë u takuan kryeministri në ardhje, Albin Kurti me partneren e koalicionit, Vjosa Osmani.

Pjesë e takimit ishin Glauk Konjufca, Donika Gërvalla dhe Saranda Bogujevci.

“Sot u takuam (në këtë lokal)  mëqenëse është e diel dhe në Kuvend të Kosovës nuk deshëm që t’i nxjerrim jashtë orarit kamarierët. Biseduam për procesin zgjedhor, biseduam për orarin drejt konstituimit të institucioneve. Ishim bashkë me presidenten, Vjosa Osmani dhe tashmë, deputeten e ardhshme, Donika Gërvalla dhe ishte një takim i këndshëm, i së dielës paradite. Urime Dita e Mësuesit”, ka deklaruar Kurti për T7.

“Gjithçka do të shkojë, sa më shpejt që të mundet nga ana jonë. Të vetmet kufizime janë ato që kanë të bëjnë me aspektin procedurial”, ka deklaruar kreu i VV-së.