Kryeministri i vendit, Albin Kurti është takuar me ministrin për Punë të Jashtme të Gjermanisë, Johann Wadephul, në margjina të Konferencës së Sigurisë në Munih.

Siç njoftoi Kryeministria, Kurti, diskutoi rreth marrëdhënieve bilaterale, çështjeve të sigurisë dhe mbrojtjes, zgjerimin e BE-së dhe Procesin e Berlinit.

Kurti thuhet po ashtu se shprehu mirënjohjen për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Kosovës.

“Ky ishte takimi i dytë bilateral i mbajtur mes tyre në muajt e fundit, pas vizitës së ministrit Ëadephul nëntorin e kaluar në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.