Kurti takohet me disa nga deputetët e Bundestagut gjerman, diskuton për Qeverinë e re

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka takuar sot në Bundestagun gjerman deputetët e SPD-së, Stefan Schwartze dhe Josip Juratovic.

Kurti përmes një shkrimi të bërë në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se deputetët Schwartze dhe Juratovic i ka falënderuar për mbështetjen që e kanë dhënë në Berlin e në Kosovë, sidomos gjatë fushatës zgjedhore nga e cila Vetëvendosje doli fituese më 6 tetor.

Po ashtu, kryetari i VV-së, ka bërë të ditur se ka takuar edhe deputetin nga Të Gjelbërit, Manuel Sarrazin, me të cilin ka diskutuar për gjendjen socio-ekonomike në Kosovë, atë politike edhe në rajon, si dhe mundësitë e bashkëpunimit me qeverinë e re për mbrojtjen e mjedisit në Kosovë.

Gjithashtu, Kurti ka pohuar se ka zhvilluar një takim edhe me deputetin tjetër të SPD-së, Metin Hakverdi, i cili është raportues për çështjet e BE-së.

Ai ka theksuar se me deputetin Hakverd ka biseduar për drejtësinë, punësimin dhe integrimet evropiane si preokupime kryesore të qeverisë për të ardhmen.

Në fund të shkrimit, Kurti ka thënë se kuadër të vizitës dyditore në Berlin ai do të zhvillojë edhe takime tjera.

loading…