Kryeministri

Kurti takohet me bashkëkryetarin e SPD-së: Kosova vazhdon të jetë pala konstruktive në dialog

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Berlin të Gjermanisë është takuar me bashkëkryetarin e partisë gjermane SPD, Lars Klingbeil.

Kurti me Klingbeil bisedoi rreth dinamikës e situatës në rajonin e Ballkanit Perëndimor si dhe mbi procesin e dialogut.

“E bëra të qartë këndëvështrimin tonë se Ballkani i përket Bashkimit Evropian. Aspiratat e Kosovës në BE u konfirmuan me aplikimin tonë të fundit për anëtarësim. Gjithashtu ritheksova angazhimin tonë për dialogun, në të cilin Kosova vazhdon të jetë pala konstruktive”, shkroi Kurti në platformën X.