Kurti: Synimi ynë që të marrim sa më shumë vaksina që në stinën e verës të vij mërgata jonë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas mbledhjes së qeverisë ka folur për media.

Ai ka thënë se synimi i qeverisë është që të marrim sa më shumë vaksina që në stinën e verës të vij mërgata dhe t’i jap një hov rimëkëmbjes ekonomike, transmeton Indeksonline.

“Prioritet i ynë është sigurimi i vaksinave. Synimi është që të marrim sa më shumë vaksina që në stinënë e verës të vijë mërgata jonë që kësisoj të ja jap një hov rimëkëmbjes ekonomike“, tha ai.

Tutje, kryeministri tha se me programin e qeverisë është e domosdoshme që të ketë një kultur të re politike.

“Ne kemi theksuar me programin tonë që është e domosdoshme është që të kemi një kultur të re të qeverisjes politike me transparencë radikale, kompetenca profesionale, integriteti personal i zyrtarëve bëhen bashkë”, shtoi ai.

Kurti tregoj pak a shumë ne detaje synimet dhe prioritet tjera të qeverisë.

“Do t’i shikojm asistencat e skemave sociale dhe do ta reformojmë sistemin pensional. Do të aktivizojmë fuqinë punëtore, do të sigurojmë shtesat për fëmijë, duke mos harruar punësim sezonal për një anëtar të familjes, pastaj një vit për të rinjtë nga mosha 16 deri 18 vjet dhe rimbursim në fund të vitit për familjet e varfëra. Do ta rrisim pagën minimale në 250 euro për 40 orë pune në javë. Do ta 5fishojmë numrin e inspektorëve. Do të aplikojmë për antarësim në BE”, tha Kurti.