Po vazhdon edhe më tej përplasja opozitë-pushtet në Kuvendin e Kosovës, ku kryeministri Albin Kurti raportoi për takimet në Bruksel.
Ky i fundit, aktualisht po flet në Kuvend, ku deklaroi që opozita, sipas tij, po do të thotë që ai është bërë si ata.
“Thelbi i linjës opozitare të kundërshtimit tim, a e din cili është, edhe ti je bo si na, në mënyrë që ju me qenë në paqe me mëkatin e juaj. Por nuk është ashtu, as s’jam bo, as nuk bohna kurrë si ju. Le t’i marrim çështjet me radhë, që i trajtuam këtu”, tha ai.
Kurti tutje u shpreh si vijon:
“Marrëveshja bazë me aneksin, e kam konsideruar marrëveshje të mirë, jo të shkëlqyeshme, por ndërmjetësi pa nënshkrim e ka shpallë në rregull, në bazë të traktatit të Vjenës, dhe ka thënë që e mbani mend Borrellin “we have a deal”. Kam insistuar për nënshkrim, se kështu ka qenë nisma”.
Po ashtu, shefi i Qeverisë “u bëri be” deputetëve se nuk është populist dhe se nuk ka bërë premtime, përpos atij “punësim dhe drejtësi”.
“Unë nuk kam faj pse nuk kam koalicion, populli ka vendosë qashtu më 14 shkurt 2021, kam qenë në koalicion, jo nuk zgjati shumë. Por pse tash nuk jam në koalicion, ky është vendimi i popullit jo i imi. Nuk është e vërtetë, për besë, është vetë lajthitje që unë jam populist, e ka fitu populizmi. Nuk kam thënë ua sjelli liberalizimin, ua rriti rrogat, vende pune, kam thënë punësim dhe drejtësi. Më 14 shkurt 2021 kanë humb populistat, është ndëshkuar populizmi më 14 shkurt 2021.” – tha ai.







