Zjarrfikësit

Kurti shtroi iftar për zjarrfikësit e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të muajit të shenjtë të Ramazanit, mbrëmë shtroi iftar për pjesëtarë të Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, përkatësisht zjarrfikësve të Kosovës.

Siç njofton zyra e kryeministrit, bashkë me Kurtin ishte edhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani.

“Kryeministri tha se ky është një muaj në të cilin na i kujtojmë vetës edhe njëri tjetrit vlerat e solidaritetit, përkrahjes për ata të cilët i kanë nevojat më të mëdha e kushtet më të vështira në mënyrë që duke ju përkushtuar anës shpirtërore të njeriut dhe ndihmës për tjetrin të ngritemi të gjithë bashkë si shoqëri, si popull, ashtu që të mos ngelet askush mbrapa”, thuhet në njoftim.

Ai i falënderoi zjarrfikësit për gjithë kontributin, punën, rolin vigjilencën që e tregojnë në përmbushjen e detyrave të tyre.

VIDEO BONUS: