Kryeministri

Kurti shkon në Romë pas vizitave në Britani e Irlandë

Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar për në Romë të Italisë, ku do të mbahet Kongresi i Partisë së Socialistëve Evropian (PES), i përqendruar rreth zgjedhjeve evropiane të 9 qershorit 2024.

Aty, kryeministri Kurti do të takohet me kryetarë të partive simotra anëtare të PES-it, me kandidatë të rinj, si dhe me anëtarë të sotëm të grupit të Parlamentit evropianë Socialistë & Demokratë (PES), ka njoftuar ZKM.

Kurti qëndron në Romë pas vizitave që ka pasur këtë javë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë.

Ai fillimisht pati qëndruar në Londër në Samitin e Investimeve në Ballkanin Perëndimor 2024, i mbajtur më 26 shkurt, e më pas në Irlandë.

VIDEO BONUS: Marrëveshjet ndërkombëtare, Kusari-Lila: Jemi në koordinim me opozitën për votim