Kurti shkeli vendimin e vetë të 20 marsit, premtoi reciprocitet të plotë ndaj Serbisë, por sonte e ndryshoi DOKUMENT

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka deklaruar se sonte po fillon zbatimin gradual të reciprociteti me Serbinë, si zëvendësim për tarifën, ndërsa me Bosnje dhe Hercegovinën hiqet tarifa 100 përqind pa asnjë masë shtesë.

Kurti në një konferencë për media tha se Qeveria ndodhet në një mbledhjen në të cilën po marrin një vendim të rëndësishëm.

“E ky është vendimi për zbatimin gradual të reciprocitetit si parim në marrëdhëniet me Serbinë. Në marrëdhëniet tregtare me Serinë emërtimet e përdorura në dokumentet si në vijim, duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjeve në fuqi. Së pari certifikatat fitosanitare dhe dokumentacionin shoqërues për produktet ushqimore dhe joushqimore me prejardhje bimore dhe joshtaz ore që i nënshtrohen kontrollit fitosanitar në kufi dhe së dyti certifikatat certifikatat eterinare dhe dokumentacionin shoqërues për produktet ushqimore dhe joushqimore me prejardhje shtazore që i nënshtrohen kontrollit veterinar në kufi. Këtë vendim që po e marrim ne sonte detyrohen ta zbatojnë policia kufitare, dogana, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, Agjencia për Produkte dhe Pajisje Medicionave, si dhe institucionet tjera përgjegjëse”, tha ai

Sipas tij, ky vendim hynë në fuqi menjëherë pas nënshkrimit, ndërkohë që mbledhja do të zgjasë deri pas orës 22:00.

“Ky vendim mbetet në fuqi deri më 15 qershor me ç rast ne do ta bëjmë një vlerësim, por nuk do të mjaftohemi me vlerësimin e gjithmbarshëm por zbatimi do të shikohet një herë në muaj”, tha ai, shkruan Ballkani.info.

 Megjithatë, ky vendim që pritet të merret sonte, dallon nga vendimi që qeveria e Kosovës në krye me Kurtin mori më 20 mars.

Në vendimin e 20 marsit, në pikën e tretë, thuhej se “deri më 1 prill 2020, Qeveria do të nxjerrë vendim për të shfuqizuar vendimet nr. 01/76 të 21 nëntorit të vitit 2018 dhe 06/82 të 28 dhjetorit 2018 dhe për të vendosur masa të reciprocitetit të plotë në marrëdhëniet me Serinë dhe Bosnjë-Hercegovinës në të gjitha çështjet”.

Pra, Kurti dhe Qeveria në vendimin e 20 marsit nuk e kishin përmendur reciprocitetin gradual ndaj Serbisë, por të plotë. Po ashtu në këtë vendim përmendej reciprociteti edhe ndaj Bosnjës, e që sonte Kurti tha se nuk do të ndodh.

Vendimi i plotë i 20 marsit: