Kurti shkel me të dy këmbët rregullat kundër pandemisë FOTO

Kryeministri Albin Kurti në orët e mbrëmjes ka qëndruar në Prizren. Ajo çka nuk shkon me këtë vizitë është shkelja e masave anti-Covid të vendosura nga qeveria që ai e drejton.

Përderisa çdo ditë shqiptohen me qindra e mijëra dënime ndaj qytetarëve të cilët nuk mbajnë të vendosur maskat edhe në raste kur janë duke ecur vetëm, vet Kurti është ai që nuk i bëhet vonë për ligjin.

Në fotot të cilat kanë qarkulluar në rrjete sociale, shihet se Kurti gjendet i rrethuar nga shumë njerëz në një lokal në Prizren e që bie ndesh me masat e caktuara nga qeveria kundër virusit Covid-19, e prej shkeljeve është edhe mosvendosja e maskave nga shumica e të pranishmëve.

Njëjtë me shefin e tyre, edhe zv.kryeministrja Emilia Redzepi dhe ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, janë fotografuar duke qëndruar brenda një lokali të gastronomisë, edhe pse kjo ndalohet me rregullat e vendosura nga kjo qeveri.

Siç dihet tashmë me masat e vendosura anti-Covid nuk lejohet qëndrimi brenda në lokale, në ndërkohë që me masat e reja në hapësira të jashtme edhe pse lejohet që të ketë tubim deri në 50 persona, duhet të mbahet distanca prej 1,5m përderisa fotografitë tregojnë një pamje të shëmtuar dhe totalisht të kundërligjshme.