Kurti: Serbia reagoi me forcë, duke përfshirë tanke e automjete të blinduara luftarake

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar për media pas takimit që ka pasur me udhëheqësen e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Kurti tha se në takim ka njoftuar Ursula von der Leyen, se Serbia ka reaguar me forcë pas masës së reciprocitetit me targa.

“E njoftova për gjendjen në vendkalimet kufitare, Bërnjak dhe Jarinë, ne nuk kemi marrë vendim të ri, por vetëm po e zbatojmë një dakordim të mëhershëm. Fatkeqësisht, Serbia reagoi me forcë, duke përfshirë edhe tanke, automjete të blinduara e luftarake, përveç këtyre ka angazhuar aeroplanë ushtarakë të prodhimit rusë”, tha Kurti.

Kryeministri tha se sulmet në Zubin Potok dhe Jarinë kanë ardhur pas deklaratave të Vuçiqit.

“Kam kërkuar të dënohen sulmet në Zubin Potok dhe Jarinë pasi janë sulmuar institucionet e Kosovës, e ky sulm erdhi pas deklaratave luftënxitëse të presidentit të Serbisë”, u shpreh Kurti.

Kryeministri Kurti tha se Serbia merr fonde nga BE kurse nuk demokratizohet.