Albin Kurti ka thënë se Këshilli i Përgjithshëm i LVV-së e ka nominuar atë si kandidat për kryeministër nga LVV në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Ka thënë se është nder e përgjegjësi ta përmbush këtë vullnet. Ai ka thënë se është bartës i listës.
“Bartës i listës jam unë”, ka thënë Kurti.
Numër dy në listë është Vjosa Osmani, ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës. Por, në listë s’është fare numri 1 e as emri i Kurtit.
Kurti ka vazhduar me prezantimin e deputetëve.







