Kurti s’e mbajti as premtimin për vaksinimin e 60 për qind të popullsisë deri në dhjetor

Një prej premtimeve të para që Albin Kurti ua kishte bërë qytetarëve, pasi u bë për herë të dytë kryeministër, ka qenë se brenda një viti do të vaksinohen 60 për qind e popullsisë.

Këtë premtim, Kurti e kishte bërë fiks para një viti. Ai kishte thënë se deri në dhjetor të 2021, 60 për qind e qytetarëve të Kosovës do të vaksinohen kundër Covid-19, përcjell Demokracia.com.

Tani kur po shkojmë drejt fundit edhe të muajit shkurt, Kosova ka vetëm rreth 50 për qind të popullsisë të vaksinuar me dozën e parë të vaksinës anti-Covid. Ndërkaq, vetëm 40 për qind janë të vaksinuar edhe më dozën e dytë. Kurse, me dozën e tretë vërehet një numër tepër i vogël i të vaksinuarve, rreth 45 mijë qytetarë.

Kosova arriti me shumë vonesë t’i sigurojë vaksinat dhe procesin e nisi shumë më vonë sesa vendet e tjera të rajonit, përcjell Demokracia.com.

Shumica e dozave që kanë ardhur në vend janë donacione nga vendet e tjera. Një donacion të ri me vaksina, Kosova e mori edhe pak ditë më parë nga SHBA-ja.

Kryeministri Kurti dhe presidentja Osmani dolën dhe e pritën personalisht ardhjen e vaksinave me një ceremoni, derisa vendi po përballet edhe me shumë probleme të tjera, duke përfshirë edhe shtrenjtimin e produkteve elementare për jetesë