Kurti: Sapo ta marr detyrën e kryeministrit do ta heqi taksën ndaj Serbisë!

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se partitë rivale kanë futur frikë në popull se Vetëvendosje është anti-amerikane.

Kurti, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se me ish-ambasadorin Greg Delaëie nuk është takuar deri në gjysmën e parë të vitit 2017.

“Nuk jemi takuar sepse as ai nuk ka kërkuar takim e as unë. Kur u dyfishuam në zgjedhje [2017] jemi takuar dy-tri herë pastaj [me Greg Delaëie]. Me ambasadorin e ri jam takuar tri herë gjithsej”.

I pari i Vetëvendosjes ka thënë se ka respekt dhe vlerësim të madh për amerikanët, pasi janë popull patriotik.

“Ne duhet ta marrim mënyrën e tyre se si mbrohet shteti, çdoherë dhe çdo kund. Ata e mbrojnë interesin e tyre nacional edhe në anën e kundërt të globit nga ku janë gjeografikisht. Ne nuk e mbrojmë as në shtetin tonë”, tha ai.

Kurti thotë se qytetarët janë frikësuar me tezën se “nëse vjen Vetëvendosje në pushtet, na braktisë Amerika”. Sipas tij kjo frikë është reale dhe këtë e kanë bërë subjektet politike, shkruan Ballkani.info.

Ai është pyetur edhe për taksën ndaj mallrave serbe, derisa ka thënë se taksa do të hiqet menjëherë sapo ai të bëhet kryeministër.

“Taksa do të hiqet dhe ajo do të zëvendësohet me reciprocitet të plotë ndaj Serbisë. Ajo taksë nuk e ka arritur qëllimin që ishte vendosur dhe ne e dimë se si ishte vendosur”, ka thënë ai.

“Tarfia nuk është është politikë e VV-së, por e dikujt tjerër, dhe mos prisni që ajo të zbatohet. Do të kemi reciprocitet të plotë me Serbinë. Qëndrimin për taksën po ta tregoj tash, nuk po e keqpërdori, ky është qëndrimi jonë”, ka thënë Kurti. /Ballkani.info/

loading…