Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kritikuar presidentin Hashim Thaçi dhe ministrin e Jashtëm Behgjet Pacollin për dështimin e Kosovës që të anëtarësohet në organizata të rëndësishme ndërkombëtare.
Sipas Kurtit sa më shumë që të lobojnë Thaçi dhe Pacolli aq më keq bëhet për Kosovën.

“Kë do që e takon Thaçi dhe Pacolli është kundër produktive. Sa më shumë lobojnë këta, aq më keq bëhet. Çfarë kanë bërë këta në politikën e jashtme. Në asnjë organizatë”, ka thënë Kurti në fjalimin e tij në Kuvendin e Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Lideri i VV-së ka folur edhe për bisedimet që Thaçi po bënë me Serbinë për korrigjim të kufijve dhe për pyetjen që ia ka drejtuar Gjykatës Kushtetuese për mundësinë që të tejkaloj Kuvendin e Kosovës kur bëhet fjalë për nënshkrimin e marrëveshje ndërkombëtare.

Kurti thotë se shkaku i Thaçit tashmë edhe qytetarët e Luginës së Preshevës nuk po e kundërshtojnë politikën serbe duke shpresuar se do të bashkohen me Kosovën

“Qytetarët e Preshevës nuk janë shumë agresiv dhe kritik ndaj Serbisë, sepse janë duke pritur që në një mëngjes të bukur të bëhen pjesë e Kosovës”, ka thënë Kurti