Kurti, Rizvanolli e Murati sot vizitojnë Telekomin

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, do të vizitojnë sot Ndërmarrjen Publike – Telekomi i Kosovës.

Sipas njoftimi nga kryeministria, vizita do të bëhet në orën 11:00.

Kujtojmë se Telekomi i Kosovës i është nënshtruar dy herë procesit të privatizimit, mirëpo asnjëri prej tyre nuk është finalizuar me sukses.

Gjatë muajit dhjetor të vitit 2021, Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë aktvendimin e Gjykatës Supreme në lidhje me kontestin e Telekomit dhe Z-Mobile.