Kurti reagon për Trajkoviqin, hesht për Calin

Kryemnistri Albin Kurti, ka reaguar për ndalimin e Rada Trajkoviqit në Merdare, këshilltare e ministrit Nenad Rashiq, por ai nuk e ka thënë akoma asnjë fjalë të vetme për dënimin e ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa.

Gjykata Specilae në Hagë sot e ka dënuar ish-komandantin e UÇK-së, Salih Mustafa me 26 vjet burgim.

Kurti në një postim në Twitter thotë se një ndalim i tillë i Trajkoviqit nga regjimi i Beogradit është për hakmarrje ndaj serbëve që respektojnë ligjin e Kosovës. Për më tepër, Kurti përmendi edhe problemet shëndetësore të Trajkoviqit.

“Ndalimi 10-orësh në kufi nga regjimi autokratik serb i Rada Trajkoviq, këshilltare e ministrit kosovar Nenad Rashiq dhe një diabetike, për herë të dytë këtë javë, është një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe hakmarrje tipike ndaj serbëve që respektojnë ligjin e Kosovës”, ka shkruar Kurti, derisa në postim ka përmendur edhe Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe emisarin special, Miroslav Lajçak.

Për këtë deklaratë, Trajkoviq e ka falënderuar Kurtin.