Kurti qëndron edhe sonte në Klinikën Infektive, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Albin Kurti po vazhdon të trajtohet në intenzivë të Klinikës Infektive.

Burime të Ballkani.info kanë thënë se lideri i Lëvizjes Vetvendosje do të vazhdojë të qëndrojë në spital edhe sonte, ndërsa gjendja e tij do të monitorohet nga afër.

“Gjendja e pacientit është stabile, lehtësisht e përmirësuar në krahasim me ditën paraprake. Kurti edhe sonte do të vazhdojë trajtimin në Klinikën Infektive përderisa analizat nuk kanë rezultuar në ndonjë ndryshim të madh”, kanë thënë burimet.

Kujtojmë se për përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të Kurtit, në fillim ishte dyshuar për grip sezonal, por më vonë kishte rezultuar në infeksion në pjesën e djathtë të mushkërive. /Ballkani.info