Kurti qendroi gjithë ditën në Mitrovicë, Bahtiri: Fitore pa balotazh më 17 tetor

Kryeministri i Kosovës dhe Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti sot ka qendruar gjithë ditën në Mitrovicë, duke marrë pjesë në aktivitete të ndryshme të fushatës parazgjedhore në përkrahje të Agim Bahtirit.

Kurti e Bahtiri u takuan me studentë, doktorë, sportistë, artistë, aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe qytetarë të tjerë.

Postimi i Agim Bahtirit:

I madh e i vogël na e dhanë përkrahjen! Ky 17 tetor do të na e sjellë ndjenjën e fitores së 14 shkurtit, PA BALOTAZH!

Faleminderit Kryeministër Albin Kurti! Bashkë Qeverisim! LVV 144 | AB +4