Kurti pyetet për formimin e Qeverisë: Gjasat i kemi shumë të mira

Sot pritet të konsitituohet legjislatura e tetë e Kuvendit të Kosovës, e përpos kësaj pritet të votohet edhe Qeveria Kurti 2.

Kreu i VV-së dhe pretendenti për kryeministër, Albin Kurti ka folur pak para fillimit të punës së Kuvendit.

Kurti është pyetur nga gazetarët rreth formimit të Qeverisë, derisa ka thënë se janë duke i vërë përgatitjet dhe se gjasat janë shumë të mira që Qeveria të formohet, shkruan Reporteri.net.

“Jemi duke i bërë përgatitjet maksimale, shpresojmë në më të mirën dhe gjasat i kemi shumë të mira”, u shpreh ai.