Kryeministri Kurti nuk është deklaruar nëse ka nisur konsultimet me ndonjë parti për formimin e qeverisë së re.

Gazetari i T7, e ka pyetur nëse mund t’ia parashtrojë një pyetje.

“Duhet të shkoj shpejt në zyrë”, u përgjigj Kurti.

Më pas ai u pyet nëse ka nisur diskutimet me ndonjë parti për formimin e qeverisë së re.

“Njëherë rezultatet dhe certifikimi i tyre”, tha Kurti.