Elysee

Kurti pritet nga Macroni në Pallatin Elysee në prag të Forumit të Paqes

Kryeministri Albin Kurti ka shpërndarë disa fotografi nga pritja e presidentit francez, Emmanuel Macron dhe Zonjës së Parë të Francës, Brigitte Macron, para fillimit të Forumit të Paqes.

“Në Pallatin Élysée, bashkë me Ritën, mysafirë të Presidentit francez Macron dhe Zonjës së Parë të Francës, Brigitte Macron, në prag të edicionit të gjashtë të Forumit të Paqes në Paris”, ka shkruar Kurti krah fotografive të shpërndara në Facebook.