Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një seancë të jashtëzakonshme do të prezantojë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitet 2021-2025.
Seanca do të nis ë ora 10:00.
Qeveria e Kosovës para më pak se dy javësh, ka miratuar planin qeverisës.
Kryeministri Kurti ka thënë se synimi kryesor i Qeverisë së tij mbetet menaxhimi i situatës me Covid-19.
Tutje, Kurti tha se Kosova do të aplikojë për anëtarësim në BE.
Kurti ka premtuar edhe reformë të skemës sociale duke thënë se nuk do të ketë asnjë qytetar në varfëri ekstreme.
Kryeministri po ashtu ka njoftuar se përgatisin padi ndaj Serbisë në GJND.
“Deri në fund të mandatit do të ketë pesëfishim të inspektorëve të punës. Do të aplikojmë dhe anëtarësohemi në Kartën e Atlantikut Dialog parimor me Serbinë për njohje reciproke. Do të afrohemi dhe bashkëpunojmë ngushtë me Shqipërinë. Do ta përgatisim padinë për gjenocid në GJND-së”, ka thënë Kurti ditën e miratimit të planit.
KËTU mund ta gjeni planin e plotë të Qeverisë Kurti.







