Kurti prezanton aderimin e ri në listën zgjedhore të VV-së

Kryetari i VV’së, Albin Kurti ka njoftuar se kryetari i demokristianëve të rinjë të Kosovës Arion Thaqi do të jetë në listën e Vetëvendosjes për deputet.

Kurti është takuar me Thaqin dhe me kryetarin e subjektit të demokristianëve të Kosovës.

“Arioni është kryetar i demokristianëve të rinjë të Kosovës. U takuam bashkë edhe me kryetarin e subjektit, Dr. Ukë Berisha. Arion Thaqi do të jetë në listën garuese të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për deputet të ardhshëm në legjislaturën e tetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Kurti.