Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Von der Leyen në Qeveri shkoi pas takimit që pati në Presidencë me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.

Shefja e BE’së po qëndron në Kosovë në kuadër të një vizite në shtetet e rajonit.

Pas takimit, Kurti dhe von der Leyen pritet të dalin në një konferencë për media.