Kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministrat Elbert Krasniqi dhe Liburn Aliu si dhe kryeshefin Ekzekutiv të KRU “Prishtina”, Arsim Fetahu po marrin pjesë në përurimin e fillimit të punës për rregullimi e rrjetit të ujësjellësit në Komunën e Fushë-Kosovës.

Vizita po realizohet në fshatin Bardh i Madh ku do të bëhet inaugurimi i pjesës së parë të këtij projekti ndërsa pjesa tjetër do të përurohet në “Lagjen 29” në Fushë Kosovë, njofton Klankosova.tv.

@ballkani.info Kryeministri Kurti pret perfundimin e ezanit për të prerë shiritin e përurimit të ujësjellësit në Bardh të Madh #albinkurti #ezani #kurt #lvv #vv #kosovo #💙 ♬ original sound – Ballkani.info

Por, edhe pse 30 minuta me vonesë në ngjarje, Kurti sërish ka pritur përfundimin e ezanit për të prerë shiritin e ujësjellësit në Bardh të Madh.