I Dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, do të qëndrojë pasdite në objektin e Qeverisë së Kosovës.

Ai do të pritet nga kryeministri Albin Kurti në takimin që do të nisë nga ora 15:00.

Gjithashtu Lajçak pritet që këtë të martë të zhvillojë takim edhe me zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

I dërguari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, viziton sot Kosovën, pasi që një ditë më parë ka qëndruar në Beograd, ku ka takuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

VIDEO BONUS: Ambasadori amerikan thirrje BQK-së: Të shtyhet zbatimi i vendimit për ndalimin e dinarit