Kryeministri Albin Kurti takimin e radhës me ambasadorë e pati me atë të Luksemburgut, Natacha Gomes.

Nga ajo përveç urimit të Qeverisë së re, mori edhe urim për përfaqësimin e grave në kabinetin e ri qeveritar.

Në takimin e mbajtur në Kryeministri, Kurti tha se shteti i Luksemburgut ka qenë prej të parëve që e ka përkrahur pavarësinë e Kosovës dhe si i tillë për shtetin e Kosovës është një vend i afërt dhe mik.

Në deklaratën e Kryeministrisë thuhet se ky shtet ka shprehur interesim të hapur dhe serioz që të ndihmojë në përmirësimin e kushteve të departamentit së shëndetësisë.