Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për të disatën herë ka premtuar ndërtimin e Autostradës së Anamoravës dhe ndërtimin e stadiumit të qytetit të Gjilanit.
Gjatë tubimit në Gjilan, Kurti përsëriti premtimet e vjetra që nuk u realizuan asnjëherë.
“Të dashur qytetar, autostrada e Gjilanit do të bëhet. Dhe atë deri te Dheu i Bardhë, Stadimun e Gjilanit gjithashtu do ta bëjmë.” – ka thënë Kurti.
Kurti, këtë premtim e kishte dhënë disa herë, madje duke përmendur edhe afate kohore të tejshkuara tashmë.
@ballkani.info Kurti premton përsëri Autostradën e Anamoravës dhe ndërtimin e stadiumit të qytetit në Gjilan
♬ original sound – Ballkani.info







