Kreu i VV-së, Albin Kurti në 13 vjetorin e pavarësisë i shoqëruar edhe nga u.d e presidentes, Vjosa Osmani, kanë bërë homazhe në Prekaz.
Kurti në adresimin para mediave ka thënë se Prekazi është vendi që gjithmonë na përkujton se sa i lartë është çmimi për liri.
“Prekazi historik është vendi që na përkujton se sa i lartë është çmimi për liri dhe se sa të privilegjuar jemi ne që jetojmë dhe që festojmë 13 vjetorin e pavarësisë. Tre breza të familjes Jashari luftuan dhe u sakrifikuan dhe duke u kthyer e rikthye këtu ne e bëjmë më të fuqishëm shtetndërtimin, zhvillimin ekonomik dhe drejtësinë sepse i tillë është amaneti i dëshmoreve”, u shpreh Kurti.
Gjatë ditës Kurti dhe Osmani kanë bërë homazhe edhe tek varri i ish-presidentit Rugova dhe heroi kombëtar, Adem Demaçi.







