Kurti pranon kërkesën e SHBA-së, shtyn për 48 orë fillimin e gjobitjes për targa

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ka pranuar kërkesën e amasadorit të SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, dhe ka shtyrë për 48 orë fillimin e fazës së gjobitjes për qytetarët që kapen brenda territorit të Kosovës me targa ilegale të lëshuara nga Serbia me akronime të qyteteve të Kosovës.

Kurti në Twitter ka falënderuar ambasadorin amerikan për përkushtimin e angazhimin.

“Unë e pranoj kërkesën e tij për shtyrje prej 48 orë të fillimit të gjoitjes për targa ilegale ‘KM’ (dhe tjera). Jam i lumtur të punoj me SHBA-në dhe BE-në për të gjetur një zgjidhje gjatë dy ditëve të ardhshme”, ka shkruar Kurti në Twitter.