Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se ka ardhur koha që policia dhe prokuroria të veprojnë për krimin e organizuar në Telekom.
Në seancën e jashtëzakonshme ai ka thënë se kontrata e Telekomit me Z-Mobile është faktori kryesor për gjendjen e rënduar në këtë ndërmarrje.
Teksa ka akuzuar presidentin Hashim Thaçi për këtë kontratë, Kurti ka shtuar se duhet të nisin veprimet ligjore për t’i ndëshkuar shkelësit.







