Kurti përkrah sportistët kosovarë në Lojërat Mesdhetare 2022

Kryeministri Albin Kurti ka dal në mbështetje të sportistëve të Kosovës që mbrëmë parakaluan në paradën e ceremonisë hapëse të Lojërave Mesdhetare 2022 në Oran të Algjerisë.

Kurti ka shkruar në Facebook se nën udhëheqjen e mbajtësve të flamurit, Egzonit dhe Fortesës, Kosova parakaloi në mesin e 25 shteteve tjera të regjionit të Mesdheut.

“Xhudo, karate, boks, taekëondo, mundje, atletikë, not, gjimastikë, tenis, badminton, ping-pong, shenjëtari dhe shigjetari janë sportet me të cilat po prezantohemi në Oran. Bashkë me sportistët tonë në Algjeri janë edhe ekipi i Shqipërisë në përbërje të 27 sportistëve nga 10 sporte. Sukseset më të mëdha për secilin prej sportistëve. Të gjithë ne, jemi me ju”, ka shkruar ai në Facebook.