Kurti për vizitën e nesërme në Bruksel: Nuk po shkoj në dialog, është darkë tradicionale

Kryeministri Albin Kurti u është përgjigjur kritikave të opozitës së po shkon në Bruksel për dialog me Serbinë, pa kërkuar falje kjo e fundit siç kishte thënë para se të vinte në pushtet.

“Darka në Bruksel nuk është dialog me Serbinë por është darkë tradicionale”, tha ai, shkruan Reporteri.net.

Kurti po ashtu tha se imazhi i Kosovës në jashtë është i keq.

“Imazhi nuk është kriter teknik por është bërë problem.Ne aplikojmë për anëtarësim në BE ata na japin statusin e vendit kandidat, iamzhdi i vendit tonë është i dobët për shkk të gjeturave qe po na përsëriten në raportin e progresit dhe do të punojmë që mos të ketë asi të gjetura”, shtoi Kurti.

Kësaj iu përgjigj shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

Ai i kërkoi Kurtit shkarko Liburn Aliun pasi meqë imazhi i vendit është i dëmtuar

Ndërsa për dialogun i tha se është turp për Kurtin të shkojë në dialog. përderisa Serbia nuk e ka zbuluar të vërtetën e të pagjeturve

“Pse po shkon, mos shko pa kërkuar falje. Është turp për ty sepse Serbia ende nuk e zbulu të vërtetrn rreth të pagjeturve dhe ende nuk ka këkruar falje dhe ju sot keni ardh me fontan dëshirash”, tha Tahiri.

Kujtojmë se liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor do të takohen të martën (18 maj) në Bruksel në darkën tradicionale që e organizon shefi i diplomacisë së BE-së.

Këtë traditë e nisi ish-shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, me idenë që të mbledhë liderët nga rajoni në mënyrë që në një atmosferë më pak formale të diskutohet situata në rajon dhe marrëdhëniet me BE-në.