Albin Kurti

Kurti për Thaçin: Jeni idhnak e i mbushur përplot vrer, mua dëshironi të më bëheni mbret, e…

Kryeministri në detyrë i Republikës, Albin Kurti i është kundërpërgjigjur akuzave të presidentit, Hashim Thaçi, i cili deklaroi se “Grupi i Kurtit duhet të sqarohet për vetëvrasjen në konvikt dhe rastin Pacolli”.

Mirëpo, këto akuza nuk i kanë bërë përshtypje kryeministrit Kurti.

“Fatkeqësisht kemi një president idhnak përplot vrer. Ai dëshiron që ministrit të shëndetësisë t’i bëhet mjek, ministrit të jashtëm t’i bëhet ministër e mua si kryeministër në detyrë të më bëhet mbret ndërsa prokurorëve gjykatës.

Kam përshtypjen se ai ka hyrë në një udhë në të cilën shpreson se do t’i dhimbset populli, por kjo gjë varet nga populli”, ishte përgjigja e Kurtit.