Kurti për takimin me Borrell: Vuçiq refuzoi të takohej

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar për takimin që ka pasë dje në Bruksel me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, si dhe emisarin Miroslav Lajçak.

Për mungesën e një takimi trilateral me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Kurti në një postim në rrjetin social “Twitter”,ka shkruar  se ky takim s’u realizua për shkak të refuzimit të tij.

“U takova me Përfaqësuein e Lartë Josep Borrell dhe emisarin Miroslav Lajçak, por pa presidentin e Serbisë, i cili refuzoi të marrë pjesë. Unë dhashë dëshmi për rrëmbimin e 3 policëve tanë – të mbajtur për më shumë se një javë – dhe diskutova de-përshkallëzimin, zgjedhjet e reja dhe zbatimin e plotë të Marrëveshjes Themelore”, tha Kurti.