Kurti për reciprocitetin me Serbinë: 1 shtatori do të jetë ditë normale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se data 1 shtator 2022 do të jetë ditë normale. Në këtë ditë është paraparë që të futet në fuqi vendimi për reciprocitetin me Serbinë që u anulua me 31 gusht.

Kurti për BBC në gjuhën serbe, ka thënë se më 1 shtator ose do të nxjerrim dokumentet hyrje-dalje ose dë dy palët duhet t’i largojnë ato.

“1 Shtatori do të jetë një ditë normale në pikat kufitare – ose do të nxjerrim dokumente hyrje-dalje, ose të dyja palët do t’i anulojnë ato”, ka thënë Kurti.

“Prishtina do të vazhdojë fushatën për ndërrimin e targave, Beogradi është i shqetësuar sepse mendon se njerëzit do ta pranojnë”, ka thënë kryeministri Kurti.