Albin Kurti

Kurti për pavarësinë: S’është realizuar ëndrra e rinisë, duhet të festojmë në mënyrë të kushtëzuar

Në 14 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, kryeministri Albin Kurti thotë se duhet festuar në mënyrë të kushtëzuar. Thekson se Kosova shënoi një të arritur të madhe historike më 2008, por se ëndrra e popullit nuk është realizuar ende.

“Besoj se është një e arritur e madhe historike por në të njëjtën kohë por nuk është ende ëndrra e realizuar e popullsisë së Kosovës në veçanti e rinisë sonë, e cila është e jashtëzakonshme por që në të njëjtën kohë i ka pritjet më të mëdha se që ne e kemi realitetin”, tha Kurti për RTK’në.

“Andaj teksa mund të gëzohemi dhe festojmë për atë se ku jemi, kjo duhet të bëhet në mënyrë të kushtëzuar, sepse çfarëdo festë ka kuptim vetëm atëherë kur është edhe zotim për edhe më shumë se kaq, edhe më mirë se kaq”, shtoi ai.