Kurti për masakrën e Lubeniqit: Nderojmë kujtimin e viktimave të gjenocidit serb

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar 24-vjetorin e masakrës së Lubeniqit të Pejës.

Kurti tha se pas masakrës së parë më 25 maj 1998, forcat serbe u kthyen më 1 prill në Lubeniq të Pejës, të prirë nga pjesëtarët e formacionit “Çakejt”, pushkatuan burra, fëmijë, të moshuar, gra shtatzëna e foshnje.

“Shumë prej të vrarëve, mes moshës 15 dhe 87 vjeç, u gjetën në varrezën masive në Batajnicë, në periferi të Beogradit. Në këtë 24 vjetor, nderojmë kujtimin për të vrarët në masakrën e Lubeniqit, viktima të gjenocidit të Serbisë në Kosovë”, shkroi Kurti.

Postimi i plotë: