Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti e ka përkujtuar heroin Luan Haradinajn, në 18 vjetorin e rënies heroike të tij.

Kurti e vlerësoi Luanin si “guximtar dhe trim”.

“Luani i mbronte shokët, e mbronte atdheun e luftonte për liri.

Aksionet e tij guerile kundër policisë serbe kanë qenë të panumërta, sepse në mendje e zemër kishte atdheun e dashur dhe gëzimin e lirisë bashkë me të gjithë ne”, shkroi ai mes tjerash.

Postimi i plotë:

Guximtar dhe trim, ndonëse në një moshë të re. Student e luftëtar: jeta e tij ishte e ndarë mes zjarrit të dijes dhe zjarrit të luftës. Luani i mbronte shokët, e mbronte atdheun e luftonte për liri.

Aksionet e tij guerile kundër policisë serbe kanë qenë të panumërta, sepse në mendje e zemër kishte atdheun e dashur dhe gëzimin e lirisë bashkë me të gjithë ne.

Luani u vra kur i kishte 23 vjeç teksa kalonte kufirin e ish-Jugosllavisë që ndante shqiptarët në Kosovë dhe Shqipëri, të cilin e përshkonte shpesh për shkak të studimeve por edhe rastit për të realizuar aksione kundër forcave serbe e bartur armatim për të furnizuar luftëtarët e UÇK-së. 6 maji i vitit 1997 është përvjetori i rënies së tij dhe shënimi i humbjes së një atdhetari e patrioti të kombit.

Lavdi veprës së Luan Haradinajt dhe të gjithë dëshmorëve të kombit!