Kryeministri në detyrë, Albin Kurti pas takimit me liderët e partive politike ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje tij ka bërë kompromis sa i përket çështjes së zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.

Por, deklaroi se pavarësisht opsioneve të ofruara nga ai, nuk është arritur konsensusi.

“Unë kam ofruar dy opsione kompromisi në emër të LVV-së. Kompromisi ynë i parë ishte ai që e ka thënë kandidatja për kryetare, Albulena Haxhiu, e cila tha që në rast të votimit të fshehtë nëse ajo nuk i merr 61 vota tërhiqet nga kandidatura, këtë e ka bërë një anshëm, por unë e respektoj si vendim të saj. Ajo nuk dëshiron që të votohet dy herë për të në votim të fshehtë. Pra, Albulena Haxhiu në votim të fshehtë votohet vetëm një herë. Andaj, ne kemi lëvizur krahasuar me situatën para të enjtes kur u dha aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese edhe kjo nuk duket që i kishte bërë përshtypje partive opozitare”, tha ai para gaezetarëve.