Kurti paralajmëron masa më rigoroze pas 13 prillit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar se prej mesit të muajit prill, masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në vend do të jenë më rigoroze.

“Masat e kufizimit pas 13 prillit do të vazhdojnë e do të jenë edhe më rigoroze”, ka deklaruar ai.

“Është e domosdoshme të kufizojmë lirinë e lëvizjes nëse nuk duam të përfundojmë në situate ku kollapsojmë”, ka thënë Kurti në Rtv21.

“Kaluan dy javë që na rrëzuan Qeverinë e tash jemi qeveri në detyrë. Jemi në një situatë ku asnjëri prej nesh nuk ka përvojë.Gjykata Kushtetuese na ka kontestuar në procedurë jo në përmbajtje”, është shprehur Kurti.