Kurti paralajmëron edhe punonjësit e administratës publike: Duhet reformim

Kryeministri Albin Kurti ka pasur shumë vërejtje për anëtarët e partisë e ministrat. Ndërsa deputetëve të LVV-së iu tha se mund të mos jenë më kandidatë për deputetë nëse s’bëjnë sa duhet për ta mbrojtur Qeverinë e ministrave iu tha se “s’janë shefa”, Kurti ka paralajmëruar ndryshime edhe në administratën publike.

Kurti tha se në administratën publike ka persona që “nuk e bëjnë punën për të cilën paguhen”.

“Duhet ta reformojnë edhe administratën tonë publike sepse nuk tolerohet një administratë e trashëguar kur ku ka plot elemente që nuk e bëjnë punën për të cilën paguhen”, tha ai.